Putin: Sanksionet janë njësoj si deklaratë lufte

11

Në një takim të zhvilluar sot me personelin femra të aviacionit rus, presidenti Vladimir Putin është shprehur:

“Sanksionet ndaj Rusisë janë njësoj si deklaratë lufte”.

“Pasojat e e një konflikti të mundshëm midis Moskës dhe NATO-s janë të qarta për të gjithë’ shtoi ai duke shpjeguar më pas se ‘operacioni në Ukrainë po vazhdon sipas planit”.

Ndërsa në lidhje me armëpushimin Putin shpjegoi se “puna e korridoreve humanitare, veçanërisht ajo e Mariupolit, pengohet nga nacionalistët ukrainas”.