Puth në buzë vajzën, kritikohet ashpër David Beckham

42

David Beckham është kritikuar ashpër nga fansat pasi publikoi një foto duke puthur në buzë vajzën e tij Harper.

Ish-futbollisti u sulmua nga fansat që e konsideruan veprim të gabuar puthjen midis tyre.
Në foto shihet Beckham dhe vajza e tij 7-vjeçare në një pistë patinazhi. Ata pozuan para një peme Krishtlindjesh duke u puthur në buzë.

“Si mund të puthësh një vajzë të vogël në buzë,”-shkruajti një fans.
Ndërsa të tjerë u shprehën: “Nuk është e drejtë. Jo në buzë por në faqe.”
Por kjo nuk është hera e parë që David poston një foto duke u puthur me vajzën.