Pushkë, municion luftarak e granata, në pranga një 37 vjeçar në Krujë

164

Një 37 vjeçar është arrestuar në Krujë.

Policia e qytetit bën me dije se shtetasi me iniciale D. D., banues në Thumanë të Krujës, u arrestua pas informacioneve në rrugë operative se në banesë mbante një arsenal luftarak.

Policia ka gjetur 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata dhe 2 ndezësa, municion luftarak si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.