Evis Kushi, ministrja e arsimit ka deklaruar se këtë vit pushimet dimërore për nxënësit do të jenë më të gjata.
Si data të mundshme për rfillimin e mësimit pas pushimeve janë ato të 11 dhe 18 janarit.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi në Abc News.