Ballina Stil / Modë “Purpose”, hiti i ri që bashkoi Era Istrefin dhe Jonas Blue

“Purpose”, hiti i ri që bashkoi Era Istrefin dhe Jonas Blue

Këngëtarja Era Istrefi, e cila tashmë renditet ndër emrat e tjerë të muzikës me famë botërore, para tre muajsh ka zbuluar në “Instastory” në llogarinë e saj në Instagram se ndodhej në studio për produksionet e reja muzikore. Së fundmi është bërë e ditur se kënga më e re e saj është gati dhe do të jetë një super hit. Këngëtarja shqiptare është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.

Në përshkrimin e këngës “Purpose”, Blue e cilëson Erën si vajzën e hiteve, duke përmendur edhe “Bon Bon”, që shënoi një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj.

Kënga do të publikohet me nëntë nëntor, ditën që publikohet edhe i gjithë albumi që përbëhet nga 15 këngë të tjera.