Ballina Aktualitet Punonjësi i Bashkisë i thyen telefonin qytetarit, ish-ministrja Nikolla ndërhyn për t’i...

Punonjësi i Bashkisë i thyen telefonin qytetarit, ish-ministrja Nikolla ndërhyn për t’i ndarë palët

Ndërtimi i HEC-ve në Urakë të Mirditës është bërë shkak i përplasjes së banorëve të zonës me punonjës të bashkisë Rrëshen. Në prani të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj, një nga punonjësit e tij i thyen telefonin një banori që të mos e lejojë të filmojë, gjë që ka shtuar irritimin mes palëve, të cilat kanë shkuar deri në përplasje fizike.

Ish-ministrja Lindita Nikolla ka ndërhyrë në një moment për të zbutur palët në konflikt.

Reagimi nëpërmjet protestave dhe peticioneve i banorëve të Kurbneshit në Mirditë kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Urakë, ngriti në këmbë Ministrinë e Energjitikës dhe
Infrastrukturës sëbashku me përfaqësues të pushtetit vendor.

Banorët e Kurbneshit të njësisë administrative Selitë, pak ditë më parë protestuan kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Uraka, si e vetmja pasuri që i ka mbetur zonës së Kurbneshit.