Punishtja derdhte mbetje të përpunimit të qumshtit në mjedise të hapura, procedohet pronari në Shijak

44

Pronari i një biznesi në Gjepalaj të Shijakut u zbulua teksa derdhte mbetjet e produkteve që përpunonte në ambiente të hapura, duke ndotur kështu mjedisin. Për këtë arsye punishtja e qumshtit në pronësi të tij është konstatuar në shkelje. Tashmë D.M., 33 vjeç, banues në Krujë po procedohet në gjendje të lirë.

IKMT e ka gjobitur me 2 milion lekë të rinj ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Ndërtim pa leje”.

Nuk dihet se prej sa kohësh ky person derdhte mbetje në zonë.