Ballina Aktualitet Pukë, shkojnë për një predhë por zbulojnë arsenal municionesh

Pukë, shkojnë për një predhë por zbulojnë arsenal municionesh

Pas lajmit të publikuar në media Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

foto galeri

foto galeri