Ballina Aktualitet Pukë, nis rehabilitimi i plotë i 45 kilometrave rrugë nga Qafa e...

Pukë, nis rehabilitimi i plotë i 45 kilometrave rrugë nga Qafa e Qelës në Fushë-Arrëz

Autoriteti Rrugor Shqiptar filloi punën për rehabilitimin e plotë të aksit ‘Qafë Qelë – Fushë Arrëz’. Vlera e punimeve rehabilituese në këtë aks me gjatësi 45 kilometra do të arrijë në 8,7 milionë euro.

“Një rehabilitim i thellë dhe i plotë i paketës së shtresave asfaltike, nënshtresave, veprave të artit, urat, tombinot, kanalet e kullimit të ujërave dhe sidomos me plotësimin e elementëve të sigurisë rrugore përmes sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Për një gjatësi gati prej 12,5 mijë metrash linearë, ne do të vendosim edhe barrierat mbrojtëse,” – u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës.

Më tej, ai sqaroi se afati kohor i kësaj kontrate është gati 12 muaj, por ARRSH beson se do të arrijë ta mbarojë përpara këtij afati.