Ballina Aktualitet Pukë, kryeministri Rama: Sa herë ka zgjedhje opozita del nga binarët, film...

Pukë, kryeministri Rama: Sa herë ka zgjedhje opozita del nga binarët, film i njohur

Nga Puka ku po zhvillon ciklin e takimeve ‘Bashkia që duam’, kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatën politike në vend si edhe protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita. Rama tha se sa herë që vendi është në prag zgjedhjesh opozita nis avazin për t’i shmangur ato pasi e dinë që nuk mund të fitojnë dot.

“Në një rrugë që është e njohur për të gjithë është një film i parë sa herë afrohen zgjedhjen nisin avazin se nuk fitojnë dot . Ndërtuan një cadër bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet. Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumenta vetëdiskrititues. Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor mund t’i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja e jo problemi. Këta që flasin për korrupsion e varfëri janë zgjidhja e jo problemi. Kjo është arsye sa herë ka zgjedhje e nuk fitojnë dot, dalin nga binarët si mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët e zgjedhësit.

Flasin për zgjedhjet e shkuara po kush e ka harruar se në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri kishin ministrin e brendshëm kishin institucionet. Si u blenë votat nga ne? Ua dhamë mundësinë ua dhamë të gjitha por me një kusht të njohin rezultatin.

Ngatërrojnë popullin në demokraci me punonjësit e bashkive apo ndjekësit fanatikë që i mbledhin për demonstrime force. Shumë keq për ta aspak mirë për vendin. Po nuk kemi rrugë tjetër. Detyra jonë është të zbatojmë kontratën me popullin dhe të imponojmë atë që ka imponuar populli në zgjedhje. Kjo është e gjitha të tjerat janë të thjeshta për t’u kuptuar. Për sa kohë do mendoni se shqiptarët do i bëni për budallenj, do ju lënë ku keni vendin, por edhe më pak. Në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor, populli do i lë aty ku janë po do jenë më pak seë janë sot,”- deklaroi Rama.