Publikoi foto me dy kallashnikovë, policia i shkon “në derë” këngëtarit

65

Blutë e Kosovës kanë ndërhyrë për kontroll në shtëpinë e reperit Xhanatan Isufi të njohur ndryshe si Don Xhoni.

Policia ka shkuar të kontrollojë banesën e këngëtarit, në lagjen Drenas 3 në këtë qytet të Kosovës pasi reperi publikoi një foto me dy kallashnikovë.

Para policisë, reperi është shprehur se ishin armë sa për videoklip.

“I kisha për videoklip,”– mësohet se ka thënë ai.

Policia është larguar nga banesa e këngëtarit dhe nuk e ka arrestuar atë.