Publikohet ngjarja, një farmaci në Tiranë u grabit nën kërcënimin e armës lodër

325

Një farmaci në kryeqytet është grabitur nga një person ende të paidentifikuar.

Grabitësi nën kërcënimin e një arme lodër, u ka marrë punonjësve të gjithë xhiron ditore.

Ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes së enjte.

Shuma e grabitur raportohet rreth 3 milion lekë të vjetra.

Më tej ky person është larguar me taksi.