Publikohet fotoja e viktimës, u qëllua 31 herë nga i shoqi, ishte shtatzanë

54

Është publikuar fotoja e 28-vjeçares Irvana Hyka, si dhe dalin detaje të reja, rreth krimit, ku e reja u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj një ditë më parë.

Ngjarja ndodh mbrëmjen e djeshme në Fier.

Burime bëjnë me dije se autori e ka qëlluar të renë 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.

Ajo mësohet se ishte 6 javëshe shtatzënë. E reja u dërgua në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve.

Sipas familjarëve ata nuk kanë pasur mosmarrëveshje më herët, apo edhe probleme familjare. Krimi ndodhi pas një debati.

Pas krimit 29-vjeçari është larguar.

Çifti ka dy fëmijë të mitur, 6 dhe 4-vjeç.

Edhe pse fillimisht u raportua se autori i krimit makabër ishte me probleme të shëndetit mendor, babai i vajzës ka thënë për mediat se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia.