Ballina LAJME Publikohet fotoja e parë e Taynas me të dashurin.

Publikohet fotoja e parë e Taynas me të dashurin.

Tayna është një ndër reperet më të suksesshme gjatë viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Kjo ka bërë që artistja të jetë në qendër të vëmendjes së mediave duke mos përjashtuar edhe jetën private.

Tashmë është zbuluar se ajo ka nisur një lidhje dashurie, ndërkohë ditën e sotme portalet kanë bërë publike një fotografi ku të dy shfaqen të përqafuar dhe të qeshur.

Por, kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën këngëtares nga Prizreni?

Ai njihet gjerësisht si Kech Montana dhe pas një kërkimi të vogël në Instagramit, vumë re se është shok me reperin e njohur Gjiko.

Madje në shumë postime, ai i drejtohet bashkëshortit të moderatores Elita Rudi “Vëllaçko!”.

Nga ana tjetër, Tayna është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të sjellë gjatë muajve në vijim si dhe do të zhvillojë koncerte të ndryshme.