Ballina Teknologji Publikohen imazhe jozyrtare të Galaxy S10, ekrani i veçantë

Publikohen imazhe jozyrtare të Galaxy S10, ekrani i veçantë

Ndërsa i afrohet debutimit të Samsung Galaxy S10-ës në fillim të 2019-ës, spekulimet dhe zërat rreth flagshipit të gjigandit Korean shtohen dita ditës.

Ditën e Marte një imazh i Galaxy S10-ës u publikua nga 91Mobiles. Imazhi tregon një telefon me gjashtë kamera në total. Katër prej tyre gjenden në pjesën e pasme dhe dy në pjesën frontale.

Por detaji interesant është tek dy kamera ballore të cilat janë të shkëputura nga korniza e telefonit. Një dizajn të tillë Samsung a ka paralajmëruar më parë dhe e quan Infinity-O ndërsa sot për herë të parë kemi një imazh i cili na tregon sesi do të ngjajë, raporton PCW.