Ballina Aktualitet Publikimi i prindërve të minorenes, këshilltari i Ramës: Ja arsyeja pse dolën...

Publikimi i prindërve të minorenes, këshilltari i Ramës: Ja arsyeja pse dolën hapur

Pas kritikave të shumta e të ashpra nga opozita, lidhur me publikimin e videos së prindërve të minorenes nga Kavaja, ka reaguar edhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga.

Fuga shkruan se politikanët dhe mediat ishin arsyeja se përse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur.

“Ata politikanë dhe media që shfaqen sot gjasme të indinjuar për vizitën e @elisaspiropali tek familjarët e vajzës në Kavajë janë pikërisht arsyeja pse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur me atë mesazh të drejtpërdrejtë në ERTV,” – shprehet këshilltari Fuga.