Ballina Aktualitet Publikimi i prindërve të minorenes, Berisha: Rama përdhosi familjen

Publikimi i prindërve të minorenes, Berisha: Rama përdhosi familjen

Pas publikimit të videos së prindërve të minorenes nga Kavaja dhe akuzave të menjëhershme nga opozita, nuk ka munguar edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është personi që publikoi i pari rastin e përdhunimit të saj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se pasi heshti për ngjarjen e rëndë për më shumë se shtatë ditë, sot Rama zgjodhi të përdhosë familjen duke i publikuar me zë dhe figurë para syve të të gjithë opinionit publik.

“Pasi heshti per ngjarjen monstruoze per 7 dite, foli duke perdhosur familjen, derguar zedhenesen e perdhunimit dhe perdhosur duke treguar ne ekran viktimen dhe familjen e saj! Sb,” – shkruan ish-Kryeministri.