PSG trondit merkaton europiane, ylli i radhës për t’u rrëmbyer është Pogba

53

Pas Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos dhe Donnarumma, PSG është gati për një tjetër “hit” të kësaj vere. Klubi parizien do të vinte bast gjithçka për Paul Pogba. Ylli i Manchester United, i cili nuk e ka rinovuar kontratën e tij (skadon në qershor 2022) me anglezët, është ëndrra e presidentit Nasser Al-Khelaïfi, gati për të ndërtuar një mesfushë unike rreth tij.

Siç raportohet nga “L’Equipe”, PSG dëshiron ta mbyllë blerjen e Pogba për disa javë. Një goditje tjetër për t’i dhënë Pochettino të ashtuquajturin “Dream Team”, që të fitojë gjithçka në Francë dhe Ligën e Kampionëve. Por para sulmit përfundimtar, klubit francez do t’i duhet të lehtësojë listën e pagave. Pra, duhet të shesë disa lojtarë të tepërt. Pastaj do të jetë në gjendje të përqendrohet zyrtarisht tek ish-lojtari i Juventusit. Për të përmbyllur një merkato ëndrrash.