Ballina Uncategorized Pse nuk duhet të shqetësoheni më për lidhjen e celularëve me sëmundjet...

Pse nuk duhet të shqetësoheni më për lidhjen e celularëve me sëmundjet kanceroze

Shqetësimet nëse celularët mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme kanceroze kanë qarkulluar për vite me rradhë. Çështja është ngritur përsëri, pasi hulumtuesit qeveritarë kanë nxjerrë së fundmi rezultatet e një studimi të madh, i cili zbuloi prova që lidhnin nivele të larta të rrezatimit të qelizave ndaj llojeve të caktuara të kancerit në brejtësit mejshkuj.

Hulumtuesit nuk e shikojnë më përdorimin e celularëve si një rrezikshmëri ndaj njerëzimit pasi e vetmja lidhje që është ekziston dhe përbën rrezik është gjetur tek minjtë meshkuj dhe jo tek njerëzit.

“Ekspozimet e përdorura në studime nuk mund të krahasohen drejtpërsëdrejti me ekspozimin që njerëzit përjetojnë kur përdorin një celular,” – tha John Bucher, një shkencëtar i lartë në Programin Kombëtar të Toksikologjisë të SHBA (NTP) dhe bashkëautor i studimit.

Studimi kushtoi 30 milionë dollarë dhe zgjati më shumë se 10 vjet. Është analiza më e plotë e efekteve të shëndetit në kafshët e ekspozuara ndaj rrezatimit radiofrekues të përdorur në celularët 2G dhe 3G, sipas hulumtuesve.