Të qënit narcist është një çrregullim personaliteti, psikologjik që nuk e kanë në dorë këta njerëz të vetëkënaqur.

Ndjenja e superioritetit mund t’i bëjë këta njerëz të shkëlqejnë në rrethe të gjëra shoqërore, por në lidhje më të ngushta, ata janë njerëz shumë të lodhshëm.

Studimet tregojnë se ky çrregullim trajtohet përmes terapive, por këta njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një lidhje të shëndoshë pasi u mungon empatia si dhe tipare të tjera të nevojshme për të patur një lidhje reciproke. Reagimi i ulët emocional dhe mungesa e ndjeshmërisë janë automatike, më shumë sesa një zgjedhje e vetëdijshme. Kjo do të thotë se nuk është faji i tyre – është thjesht se si truri i tyre manifeston këtë çrregullim. Më poshtë do të listojmë disa sjellje tipike tyre.

Manipulues

Për të kënaqur nevojën e tyre për mbizotërim,  vazhdimisht dhe automatikisht do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë atë që do nga të tjerët. Ata janë manipulues dhe janë të dashur vetëm atëherë kur kanë interes dhe duan të përfitojnë.

Egoistë

Narcisët i shohin njerëzit e tjerë si objekte që mund t’i përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Në një marrëdhënie me një narcist nuk ka dy, por vetëm një. Shumica e eksperimenteve që kanë studiuar lidhjet me një partner narcist kanë zbuluar që janë të paaftë t’i shohin apo t’i projektojnë planet e tyre në çift.

Gjithçka që bëjnë narcisët lidhet me opinionin e të tjerëve. Nëse këta të fundit nuk marrin “aprovimin”e të tjerëve, asgjë nuk ka vlerë.

 

Është thuajse e pamundur të argumentosh me ta

Arsyeja është e thjeshtë: sipas tyre, nuk janë kurrë gabim

Ata kanë tendencë të jenë abuziv
Për shkak të egos së tyre të brishtë dhe nevojës për mbizotërim, narcisistët shpesh do t’i përgjigjen refuzimit me dhunë qoftë fizike, mendore apo emocionale.

Ata nuk kanë besim tek njerëzit e tjerë dhe nuk kanë asnjë mik të vërtetë
Një narcist mund të jetë i ndjeshëm, por duke mos e vënë asnjëherë veten në vend të tjetrit, nuk ka për t’ju kuptuar asnjëherë. Gjithçka sillet rreth tyre duke menduar se ata janë qendra e botës./CLASS