Ballina Kuriozitete Pse një nga kështjellat më spektakolare të Europës u shit me çmim...

Pse një nga kështjellat më spektakolare të Europës u shit me çmim qesharak

Një dollar e 13 cent! Ky është çmimi i saktë me të cilin është shitur një prej kështjellave më spektakolare të Europës. Bëhet fjalë për kështjellën e Marienburg në Gjermani.

Nuk mund të përballoja më shpenzimet” – është shprehur princi Ernest i Hannover që ka hequr dorë nga prona për një çmim qesharak. Mirëmbajtja e 135 dhomave të kështjellës, mes punimeve restauruese dhe konservimit, kërkon një investim prej rreth 30 milionë euro. Kompania që do të bëhet pronare zyrtare është “Liemak Immobilien GmbH”.