Pse Hueyda El Said e mbajti të fshehtë sëmundjen? Flet bashkëshorti

47

Artistja e njohur, Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk mundi t’i mbijetojë një sëmundje të rëndë që e preku kohët e fundit.

3 muaj pas ndarjes nga jeta, bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean foli për jetën pa të gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. I pyetur në lidhje me vendimin e saj për ta mbajtur sëmundjen sekret, ai u përgjigj:

“Ka një arsye për këtë gjë dhe kryesorja është se ishte vendimi i Hueydës të mos e ndante. Ajo nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje dhe të ndiheshin keq për të. E kuptoj që është një shok për fansat e saj dhe në të gjithë botën por për të ishte shumë e rëndësishme të ishte e përqendruar në procesin e rikuperimit dhe në luftën ndaj kësaj sëmundje.

Kjo ishte arsyeja pse Hueyda ta mbante sekret luftën e saj me sëmundjen dhe ta ndante vetëm me rrethin e ngushtë familjar. Nuk ishte e lehtë. Në fillim isha aty kur morëm njoftimin nga doktori për sëmundjen. Ishte një shok për ne. Vetëm pas disa orësh, Hueyda tha, ‘është një lajm i tmerrshëm por do të përballem me sëmundjen dhe do të luftoj për veten, për Gabrielin dhe për ty Thierry’.”

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor.