Pse është e dëmshme kur tregoheni të paduruar me fëmijët?

10

Shumë të rritur, duke filluar nga prindërit, insistonjë, që fëmija të realizojë një gjë të re menjëherë. Kjo mënyrë, ky padurim, është shumë i dëmshëm. Është shumë i dëmshëm, sepse shmang kohën e duhur, që i nevojitet fëmijës për ta realizuar vetë, sepse çdo gjë e re, është e “barabartë” me mekanizma të rinj trunorë, mendorë dhe emocionalë.

“Gjëja e re” nxit zhvillimin e mekanizmave të rinj pra, që nuk janë, kur i rrituri insiston apo dikton, duan ca kohë, që të zhvillohen dhe zhdërvjelltësohen. Specialistët tëheqin vëmëndjen se atë, që fëmija sot nuk e mban mënd, do ta kujtojë nesër dhe ky mekanizëm psiqik, është zbuluar këto kohët e fundit. Kur i rrituri, kushdo qoftë, insiston dhe dikton, mekanizmat e parë, që aktivizohen janë frika, harresa dhe mospërqëndrimi. Dhe sidomos , kur i rrituri i qëndron në këmbë, ose i rri mbi kurriz, fëmija gati asfiksohet. Vetë prindërit tregojnë: “është i papërqëndruar kur bën detyrat, lëviz njëqind herë”.

Fëmija i bën këto lëvizje, pikërisht për të shmangur ankthin dhe dyshimin që e pushton. Përpiquni prindër dhe mësues, të mos i trembni fëmijët, por t’i qetësoni dhe siguroni se ata janë pikërisht duke mësuar që të bëhen të rritur e të zotë. Tregojini që edhe ju si ai apo ajo kur ishit fëmijë, kështu jeni sjellë dhe keni bërë. Ndihmojini fëmijët, që të realizojnë vetë njohjen, zbulimin dhe kuptimin e gjërave të reja që mëson. Mos insistoni ta realizojë kur thoni ju dhe si thoni ju. Të rriturit, jepini kohë fëmijës dhe përpiquni të shmangni ndërhyrjet dhe padurimin tuaj kohë e pa kohë, pasi pengoni deri dhe gjymtoni pikërisht realizimin e të rriturit te fëmija.Class

Article bottom Rectangle3