Ballina Aktualitet Pse e vrasim atë që duam?

Pse e vrasim atë që duam?

Në emër të dashurisë, mund të bëhet gjithçka. Në emër të dashurisë, ai e përdor. Në emër të dashurisë, ajo largohet. Në emër të dashurisë, ai e vret.

Vrasjet për shkak të dashurisë ose vrasjet e pasionit nuk janë të panjohura. Disa i cilësojnë si “shprehje absolute të dashurisë së vërtetë”. Meshkujt bëjnë tre ose katër herë më shumë krime pasioni sesa gratë.

“E vrava për shkak të dashurisë… Nëse nuk do ta doja, nuk do të ndieja kaq shumë dhimbje…” – shprehet një vrasës.

Në rang global, rreth 40 për qind e viktimave femra janë vrarë nga duart e partnerit. Shumica e vrasjeve të partnereve femra nga meshkujt ndodhin pas ndërprerjes së lidhjes. Ndërsa shumica e vrasjeve të meshkujve nga partneret e tyre femra janë reagime ndaj dhunës së ashpër në shtëpi.