Pse disa njerëz duken më të vjetër seç janë?

55

Kur bëhet fjalë për njerëzit dhe procesin e plakjes, disa kanë tendencë të duken më të vjetër se sa janë në të vërtetë ndërsa të tjerë në të njëjtën moshë, mund të duken më të rinj. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në përshpejtimin e moshës së tyre biologjike në krahasim me moshën e tyre kronologjike. 5 faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në plakjen biologjike.

Stërvitja

Ushtrimi është faktori kryesor në shmangien e efekteve të plakjes. Lëvizja nxit qarkullimin e mirë, stimulon tretjen, forcon zemrën, ndihmon në çlirimin e toksinave të trupit dhe një mori përfitimesh të tjera që ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup, i cili shoqërohet me plakjen dhe sëmundjen.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit mund të përshpejtojë procesin normal të plakjes së lëkurë . Cigaret përmbajnë monoksid karboni dhe mbi 4,.000 kancerogjenë. Shoqata Amerikane e Kancerit raporton se pirja e duhanit shkakton 30% të të gjitha vdekjeve nga kanceri përgjithësisht.

Kequshqyerja

Lëkura e shëndetshme buron nga brenda dhe shkon përtej lëkurës. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si ushqimi luan një rol në pamjen e tyre. Zakonet e pashëndetshme të të ngrënit bëjnë që ju të plakeni, për të mos përmendur shtimin e peshës.

Ekspozimi i gjatë në diell

Ekspozimi i tepërt në diell është i dëmshëm për lëkurën dhe shumë diell mund të dëmtojë qelizat e lëkurës, duke bërë që të zhvillojë njolla të moshës dhe të nëhet me rrudha.

Marrja joadekuate e ujit

Trupi ka nevojë për marrjen adekuate të ujit për të funksionuar si duhet. Uji rregullon reagimet metabolike dhe kimike në trup dhe ruan temperaturën e trupit për të mbështetur sistemet e trupit dhe funksionet e të gjitha organeve, indeve dhe qelizave të tij.