Ballina Aktualitet Ps, parlamenti legjitim edhe pa opozitën

Ps, parlamenti legjitim edhe pa opozitën

Pas deklaratës së djeshme të Lulzim Bashës, se do ti propozonte grupit parlamentar që të digjnin mandatet, mazhoranca ka zhvilluar një mbledhje të grupit të saj, ku disa detaje kanë rrjedhur për mediat.

Mësohet se Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë të organizohen për zgjedhjet vendore, pavarësisht vendimit të opozitës.

“Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita”, raportohet të ketë thënë kryesocialist.

Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët e PS. Ata kanë deklaruar se parlamenti është legjitim edhe pa opozitën.

“Është një vendim që i takon opozitës! Parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. Parlamenti është në funksion të plotë dhe legjitim”, kanë thënë për mediat deputetët e PS para nisjes së mbledhjes së grupit.