PS me “përforcim të fuqishëm”, fut në fushatë edhe këngëtarin Kastro Zizo

65

Erion Veliaj, vazhdoi sot fushatën elektorale të PS-së, ku edhe prezantoi si pjesë të fushatës edhe këngëtarin Kastro Zizo.

Zizo u shfaq krah Veliajt e deputetëve të PS, me syze prej intelektuali.

“Ditë fantastike te Njësia nr. 4 me Kastro Zizon, Ninin dhe Sadriun”, tha Veliaj.

“Gjithmonë bashkë, për të ecur më tej për realizimin e projekteve të tjera në të mirë të komunitetit”, shtoi ai.

“Mirënjohje çdo banori për mbështetjen dhe durimin!” – u shpreh Veliaj teksa bëri publike edhe fotot, ku veç drejtuesve të PS-së së Tiranës ishte edhe Kastro Zizo, në podium me ta.

Valbona Selimllari, Noizy dhe Gaz Paja ishin disa nga artistët që kanë shprehur hapur mbështetjen për PS.