Ballina Aktualitet PS, mbledhja e grupit parlamentar, kryeministri Rama: Të gjejmë kandidaturat më të...

PS, mbledhja e grupit parlamentar, kryeministri Rama: Të gjejmë kandidaturat më të mira për zgjedhje

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, që njëherësh është edhe krytar i Partisë Socialiste, ka qenë i qartë në porosinë drejtuar deputetëve sa i takon zgjedhjeve vendore.

Kryesocialisti ka kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar që të gjejnë kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë të bashkive. Edhe pse i palëkundur në qëndrimin e tij për të hyrë në këto zgjedhje pa opozitën, kryeministri Rama ka kërkuar që përgatitjet të kryhen sikur edhe kjo e fundit do të garojë më 30 qershor.

“Punoni për të gjetur kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë bashkish, – ka thënë kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste. – Të vijojnë takimet në bazë për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 30 qershorit. Kandidatët duhet të jenë të fortë, të zgjidhen sikur opozita do futet në zgjedhje.”

Më 10 maj, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kembëtare, në funksion të organizimit dhe përgatitjeve të zgjedhjeve vendore.