PS mbledh 47 firma për shkarkimin e presidentit Meta, pritet kalimi në Kuvend

10

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se PS ka mbledhur deri më tani 47 firma për shkarkimin e Metës.

Nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë Kreu i Shtetit deklaroi gjatë fushatës elektorale se nëse PS fitonte zgjedhjet pa vjedhje votash, do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit.

Pas zgjedhjeve, Meta nuk dha dorëheqjen, por kërkoi të hetohen mbi 83 mijë votat e pavlefshme.