Ballina Ekonomi / Biznes Kuvend, Fino për projekt-buxhetin: Qeveria të vendosë hierarkinë e re në sistemin...

Kuvend, Fino për projekt-buxhetin: Qeveria të vendosë hierarkinë e re në sistemin e pagave

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve për diskutimin e projekt-buxhetit 2019, deputeti socialist Bashkim Fino ka kërkuar ngritjen e një grupi ndërministror për nivelin e pagave, nisur që nga Presidenti i Republikës, kryetari Kuvendit, kryeministri e deri tek nëpunësi shtetëror.

“Urgjent ngritja e një grupi ndërministror për nivelin e pagave. Nuk ka mundësi që gjykatësit të paguhen me shume se Presidenti Republikës, cilido qoftë ai. Propozoj që qeveria brenda gjashtë muajsh të bëjë rregullim të pagave. Qeveria të vendose hierarkinë e re në sistemin e pagave,” – tha deputeti Fino.