Ballina Politikë PS, deputeti Fino: Shifra e Markut absurde dhe e frikshme

PS, deputeti Fino: Shifra e Markut absurde dhe e frikshme

Deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme dhe prokurores Arta Marku për 197 punonjës shtesë në vitin 2019, duke e cilësuar këtë shifër të frikshme dhe absurde.

“Kjo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne cfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë,”- u shpreh më tej Fino.