Ballina Aktualitet PS, deputeti Balla: Studentët na treguan drejtimin

PS, deputeti Balla: Studentët na treguan drejtimin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në postimin e  tij në Twitter, ai shkruan se protesta e studentëve u tregoi shqiptarëve drejtimin që duhet të ndjekin.

Balla shprehet se ndryshimet ishin domosdoshmëri , ndërsa vlerëson rolin pozitiv të ministrave të larguar.