Ballina Aktualitet PS, deputeti Balla: Shkëlzen Berisha i lidhur me trafikun e drogës

PS, deputeti Balla: Shkëlzen Berisha i lidhur me trafikun e drogës

Gjatë një prenoncimi për mediat ditën e sotme, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, u shpreh se prokuroria nuk duhet të ndërpresë hetimet për Shkëlzen Berishën, për çështjen “Cez”.

Ai hodhi akuza të rënda për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se është i lidhur me tarfikun e drogës. Sipas Ballës, shqiptarët kanë humbur 419 mln euro dhe duhet të gjejë Nuel Kalajn, person kyç për cështjen.

Gjithashtu Balla foli edhe për vendimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit, të cilin e cilësoi shumë shqetësues.

“Ne nuk jemi si ata. Arseja pse unë jamë vetë në gjykatë është për të rikonfimruar bindjen tonë se akzuat që kemi hedhur qendrojnë plotësisht. Përfitoj nga ratsi të shpreh shqetësimin e madh të një trupe gjykuese që nuk kanë kaluar ende vettingun janë në gjykatë dhe dhanë një vensim të tmerrshëm. Ata thirrin protesta,e kanë shumë gabim. Rruga e drejtësië së re nuk pritet me protesta. Kam informuar gjykatën dhe i kam dhënë dokumentacionin e plotë dhe po ja kujtoj, më gjeni një ndërmjetës që në shqip që i thonë sekser që ka marrë 200 mln lekë. Ndërkohë nga ai person tjetër që është pronari i një përj koncesioneve më të rënda, ai i ngjyrosjes së karburantit. Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro për një transaksion,” – thandër të tjera deputeti i PS.