Ballina Politikë PS, deputeti Balla: Me dekretin njihemi të enjten

PS, deputeti Balla: Me dekretin njihemi të enjten

Pas kandidaturës së Vitore Tushës për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjen reagimi nga deputeti i PS-së Taulant Balla, i cili pohoi se me dekretin do të njihen ditën e enjte dhe theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës.

Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat.

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkates do hezitoja të bëja cdo koment. Vlersojmë personalitetin e zonjes ne funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jete pet shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk do ketë as vonesa as nxitim,”- u shpreh Balla.