Ballina Politikë PS, Balla: Pedagogu i arrestuar, drejtues i lartë i PD në Njësinë...

PS, Balla: Pedagogu i arrestuar, drejtues i lartë i PD në Njësinë 5

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi për mediat se pedagogu i arrestuar për trafik droge është një drejtues i lartë i Partisë Demokratike në njësinë pesë.

“Në rast se zotëria në fjalë do të ishte një fotografi me kryeministrin, me mua apo me një përfaqësues tjetër të PS-së, mediat do të kishin bërë hatanë, do të kishin zënë dyert e Kuvendit apo PS-së. Ndërkohë, që rast i përsëritur kur një funksionar i lartë i PD-së arrestohet për hesap të drejtësisë italiane për shkak të një dënimi disavjeçar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh,”- u shpreh deputeti për mediat.

Balla gjithashtu nuk la pa theksuar edhe faktin se Partia Demokratike çdo ditë bën akuza kundër të tjerëve, por në rastet kur ndaj saj ka një akuzë publike, nuk ka qoftë dhe një përgjigje.