Ballina Aktualitet PS, Balla: Kërkesë për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit

PS, Balla: Kërkesë për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit

Pas veprimeve që sollën sot një situatë të tensionuar në Kuvend, ku deputeti i opozitës spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama,  ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla tha se PS do depozitojë kërkesë për shkarkimin e Edi Palokës si nënkryetari i Kuvendit, pas veprimeve të tij në Kuvend.

“PD kryen atë akt të turpshëm në sy të Talat Xhaferit. Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë. Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet  për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Garda të bëjë hetimet e veta për turpin që bëri nënkryetari i Kuvendit. Ne do të depozitojmë kërkesën për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit,” – tha Balla.