Ballina Aktualitet PS, Balla: Dorëzimi i mandateve, injorim i vullnetit të popullit

PS, Balla: Dorëzimi i mandateve, injorim i vullnetit të popullit

Gjatë një takimi me një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Evropiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla falenderoi Parlamentin çek për mbështetjen e vazhdueshme që i jep procesit të antarësimit të Shqipërisë në BE.

Duke folur gjithashtu për vendimin e djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, Balla tha se ky është një hap i pamenduar mirë.

“Si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit,” – deklaroi Balla.