Ballina Aktualitet Protestë sërish tek Unaza e Re

Protestë sërish tek Unaza e Re

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë do të bllokojnë sërish rrugën sot në shenjë proteste pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.

Dje për disa orë banorët e kësaj zone bllokuan të dyja anët e Unazës së Re, ndërsa protestuan me pankarta në duar dhe bashkë me ta kanë qenë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike dhe kreu i tyre Lulzim Basha, ndërsa sot do ta bllokojnë rrugën në orën 10:00, ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.