Një specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 është plagosur në sy me një kapsollë gjatë protestave të sotme,
Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.