Protestat për vrasjen e Klodianit, arrestohen dy persona në Tiranë, 18 të tjerë të hetuar

39

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë, të cilët ishin pjesë e protestës së organizuar një ditë më parë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Një nga të arrestuarit ishte kapur me lëndë narkotike me vete, ndërsa një tjetër ishte shpallur në kërkim si pjesëmarrës në protestën e 9 dhjetorit.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë.

“Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye”- thuhet në reagim.