Ballina Aktualitet Protestat e opozitës, Spiropali: Qytetarët të përdorur si mish për top.

Protestat e opozitës, Spiropali: Qytetarët të përdorur si mish për top.

E ftuar në një emision televiziv Elisa Spiropali ka shprehur mendimin e saj mbi protestat e opozitës. Ndërsa u shpreh se mazhoranca vepron me ngadalë në ekzekutimin e vendimeve Spiropali nuk nguroi t’jua linte përgjegjësinë deputetëve të opozitës për trazirat që ndodhin, duke theksuar se Policia e Shtetit po shunohet nga deputetë me “Range Rover” që vijnë i godasin edhe më pas ikin.

Spiropali: Ne i marrim pak ngadalë veprimet, mendoj se duhet të kishim vepruar më shpejtë. Unë besoj se për ata që bllokojnë rrugët duhet të kishim vepruar më shpëjtë. Sepse nuk mundet që ne të shohim të njëjtat skena të dhunës njerëz që dhunojnë policët dhe policinë e shtetit, të cilët kryejnë një funksion për mbrojtjen e sigurisë qytetare dhe paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen që të durojnë deputetë që vijnë me Range Rover dhe godasin policët dhe ikin në punë të tyre, ose nxisin njerëz të tjetër që të godasin Policinë e Shtetit.

Ndërkohë që më herët ministrja ia la ‘fajin’ ish-deputetëve të opozitës për arrestimin e qytetarëve në këto protesta duke u shprehur shqetësimin e saj se opozita po “i përdor qytetarët si mish për top”

Spiropali: Jam e shqetësuar për ata qytetarë që i përdorin si mish për top.  Pamjet e tyre janë për të ardhur keq. Sot para dyerve të prokurorive janë ata njerëz që janë të përdorur nga kryetarët e partive. Këta po të ishin aq qytetarët të lirë të këtij vendi të shkonin ti digjinin vet dhe ti nxirrnin vet nga institucionet. Këta nxisin njerëz, këta i marrin në qafë dhe këta i çojnë në burg.