Ballina Aktualitet Protesta “Unaza e Madhe” sërish para Bashkisë së Tiranës

Protesta “Unaza e Madhe” sërish para Bashkisë së Tiranës

Banorët e Astirit kanë vijuar protestën e tyre edhe ditën e sotshme para Bashkisë së kryeqytetit.

Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” kanë bllokuar rrugën, ndërsa kërkojnë bisedime me bashkinë e Tiranës për të gjetur një zgjidhje.

“U bëjmë thirrje që të ulen me banorët. Pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Ne kemi gabuar për faj të shtetit, kur unë bëra shtëpinë ku ishte ti shtet? Na mbytën. Shtëpitë do i mbrojmë me gjak. Jemi të paligjshëm në truallin tonë,”- thërrisnin banorët.

Ata gjithashtu i dërguan një mesazh kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të dalë ose do të hyjnë me forcë.