Ballina Aktualitet Protesta, reagon kryeministri Rama: Qeveria nuk preket, kemi mandatin e popullit

Protesta, reagon kryeministri Rama: Qeveria nuk preket, kemi mandatin e popullit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Berati protestën e opozitës së bashkuar, e cila është mbledhur para godinës së Kryeministrisë, në Tiranë. Kryeministri Rama u shpreh i vendosur se gjithçka mund të preket, por jo qeveria, pasi ajo e ka marrë mandatin prej besimit të shumicës së popullit.

“Gjithcka tjetër preket, qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe e shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon kur i vjen radha popullit, nëse duhet të ndryshojë – ka theksuar kryeministri Rama. – Ndërsa preket ekonomia e kujtdo dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara për t’u materializuar në dhunë, një pjesë janë rrogtarë që marrin një rrogë si pjesë e administratave politike, janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën e bëjmë këtë punë. Por për këdo tjetër që jeton me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, të pengojë veten të shkojë me tutje.”