Ballina Aktualitet Protesta, qytetarët para Kuvendit, tensionohet situata, Policia e Shtetit hedh gaz lotsjellës

Protesta, qytetarët para Kuvendit, tensionohet situata, Policia e Shtetit hedh gaz lotsjellës

Situatë e tensionuar është krijuar para Kuvendit, ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin policor, por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Qytetarët protestues janë ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë, si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët. Por, pasi janë sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt qendrës së kryeqytetit, ku një pjesë është vendosur pranë Kuvendit, ku edhe kanë tentuar të hyjnë brenda, por janë ndaluar nga Policia e Shtetit.