Ballina Kronikë Protesta, policia procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 32 protestues

Protesta, policia procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 32 protestues

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, për shkak se ai ishte organizatori i protestës së 16 marsit, ku pjesëmarrësit e mitingut të thërritur nga opozita, tentuan të hyjnë në godinën e Parlamentit.

Bashkë me Gazment Bardhin, policia bën të ditur se janë 33 të proceduar për aktet  e dhunës para Parlamentit.

 Njoftimi i plotë

33 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,  “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit:

  1. R., 19 vjeç
  2. B., 41 vjeç
  3. B., 33 vjeç
  4. S., 33 vjeç
  5. D., 35 vjeç
  6. Rr., 40 vjeç
  7. B., 31 vjeç
  8. B., 22 vjeç
  9. B., 37 vjeç
  10. S., 21 vjeç
  11. Gj., 24 vjeç
  12. K., 19 vjeç
  13. B., 33 vjeç
  14. Z., 20 vjeç.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.