Ballina Aktualitet Protesta, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Protesta, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Protestuesit e grumbulluar në pika të ndryshme të kryeqytetit kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të mbërritur para godinës së Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe me vuvuzela, protestuesit janë nisur në drejtim të Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, pasi ka mbërritur fillimisht në selinë e PD, rreth një orë para nisjes së protestës, i është bashkuar marshimit të qytetarëve.