Ballina Aktualitet Protesta, marshimi i qytetarëve, i drejtohen godinës së Kuvendit

Protesta, marshimi i qytetarëve, i drejtohen godinës së Kuvendit

Protestuesit e opozitës së bashkuar i janë drejtuar ndërtesës së Kuvendit. Pas thirrjes së ish-deputetit demokrat Flamur Noka për të marshuar dhe rrethuar Kryeministrinë, dhjetra mijëra protestuar kanë lëvizuar, duke e rrethuar selinë e qeverisë.

Më pas, protestuesit marshuan në këmbë nga Kryeministria, pranë Ministrisë së Brendshme, dhe iu drejtuan ndërtesës së Kuvendit.

Megjithatë, nuk dihet me saktësi se cili është skenari i opozitës në këtë protestë. Bashkë me protestuesit është edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.