Ballina Aktualitet Protesta, liderët e opozitës bëjnë thirrje për marshim rreth Kryeministrisë

Protesta, liderët e opozitës bëjnë thirrje për marshim rreth Kryeministrisë

Protesta e sotme me sa duket do jetë një marshim. Ndryshe nga sa pritej, turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë, si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në krye të protestuesve që kanë marshuar drej Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka marrë fjalën i pari në protestë dhe ka ftuar protestuesit të marshojnë. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ikë, pasi nuk përfaqëson më popullin. “Të tregojmë se dimë të protestojmë, – ka thënë ish-deputeti Noka. – T’ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protestë do të jetë marshim.”

Ndërkohë, më herët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, theksoi se “çdo ditë që Rama qëndron në pushtet është ditë e zezë.” “Shqiptarët po kuptojë se e keqja më e madhe është përfaqësuesi i krimit. Janë qytetaret që vendosin se sa do të zgjasë protesta. Ish-deputetët e opozitës janë qytetarë dhe ne sot jemi qytetarë të thjeshtë, ne jemi përfaqësues të atyre njerëzve që duan taksa më të ulëta, duan shëndetësi me standarde evropiane. Sot nis një etapë e re,” – tha Kryemadhi.