Protesta kundër mbylljes së lokaleve të natës/Procedohen penalisht 12 persona!

29

12 persona janë proceduar penalisht nën akuzën “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Protesta u zhvillua për shkak të urdhërit për mbylljen e lokaleve të natës dhe lounge-ve me muzike si shkak për përhapjen e COVID-19.

Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 12 persona, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente.