Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, reagon ish-ministri Ahmetaj

Tiranë, protesta e opozitës, reagon ish-ministri Ahmetaj

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe ish-ministri i ekonomisë dhe financave Arben Ahmetaj mbi protestën e opozitës.

Teksa ka shpërndarë foton e një prej protuesve, i cili mban në duar një foto të kryeministrit Edi Rama të spërkatur me bojë në parlament dhe një pankartë ku kërkon hapjen e llotove, Ahmetaj shkruan se ky është thelbi i protestës së opozitës së bashkuar.

“Ja, ky është thelbi i protestës së “Opozitës së Bashkuar”,” – shkruan ish-ministri Ahmetaj.